Barcelona fiton me spektakël ndaj Bayern Munichut, Edon Zhegrova kontribuon me gol në fitoren e Lilles ndaj Atletico Madridit

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Kryendeshja e mbrëmjes së sontme i ka takuar Barcelonës, pasi ka arritur ta mposht në shtëpi Bayern Munichun me rezultat të thellë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 4-1 në stadiumin “Olimpic”.

Golat për blaugranët i shënuan Raphinha (1’, 45’) dhe Lewandowski (37’), kurse për Bayernin realizoi Harry Kane (18’).

Me këtë fitore, Barcelona grumbullon gjashtë pikë në vendin e dhjetë, kurse Bayern Munichu ka tre pikë në pozitën e 28-të.

Fitore ka shënuar edhe Lilles i Edon Zhegrovës kundër Atletico Madridit, ku sulmuesi kosovar arriti të kontribuojë me gol, i cili arriti të shënojë supergol nga distanca.

GOLI: