Të rinjtë e 2 Korrikut vazhdojnë të shkruajnë historinë në Ligën e Kampionëve për të rinj

2 Korriku U-19 ka vazhduar me fitore në play-offin e Ligës së Kampionëve për të rinj.

Skuadra kosovare ka shënuar fitore 2:1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të play-offit ndaj ekipit irlandez, UC Dublin U-19.

2 Korriku e pa veten në disavantazh, megjithatë pati forcën që të përmbysë rezultatin dhe të arrijë fitore të rëndësishme, falë dy golave të Berishës.

Pas një jave do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Irlandë, kurse 2 Korriku do të mjaftohej me një barazim për t’u kualifikuar tutje.