Edhe Courtois mbetet jashtë El Clasicos

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, do të mungojë rreth dy javë për shkak të një lëndimi në ijë, raporton The Athletic.

Reprezentuesi belg luajti ndeshjen e plotë në fitoren 5-2 të Madridit ndaj Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve të martën, por klubi konfirmoi në një deklaratë të mërkurën se ai kishte “një lëndim në muskulin ngjitës të këmbës së majtë”.

Courtois do të mungojë në El Clasico të së shtunës kundër Barcelonës në La Liga dhe është gjithashtu një dyshim për disa ndeshje të ardhshme për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Sulmuesi Rodrygo tashmë është përjashtuar nga El Clasico pasi pësoi një lëndim në fitoren e Dortmundit, por mesfushori Brahim Diaz pritet të përfshihet në skuadër.

Madridi i shkon Valencias në kampionatin spanjoll më 2 nëntor, pasuar nga një ndeshje e Ligës së Kampionëve kundër Milanit në Santiago Bernabeu tri ditë më vonë dhe një ndeshje në ligë në shtëpi kundër Osasuna më 9 tetor para pushimit ndërkombëtar.

Ish-portieri i Chelseat do të zëvendësohet në formacionin startues nga Andriy Lunin, i cili luajti 31 ndeshje për skuadrën e Ancelottit sezonin e kaluar, ndërsa Courtois mungonte për shkak të një lëndimi të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL).

Real Madridi është pas Barcelonës që ka tri pikë më shumë në krye të La Ligës, ndërsa një fitore në shtëpi të shtunën do t’i shihte ata të barazoheshin me rivalët e tyre në krye të tabelës. /telegrafi