UEFA ua heq të drejtën italianëve që të organizojnë finalen e Ligës së Kampionëve 2027

Finalja e Ligës së Kampionëve e vitit 2027 nuk do të organizohet nga një stadium italian pasi “San Siros” iu hoqën të drejtat, ndërsa “Stadio Olimpico” u tërhoq nga gara. 

Një nga ndeshjet më të mëdha në kalendarin e futbollit ishte caktuar të zhvillohej në “San Siro” të Milanos në maj 2027. 

Megjithatë, të drejtat u hoqën për shkak të pasigurisë së vazhdueshme mbi statusin e arenës, pasi Milani dhe Interi janë rikthyer në negociata për të ndërtuar një stadium të ri, aty afër në parkun e makinave. 

Me këtë në mendje dhe me punën e mundshme që do të vazhdojë, UEFA nuk mundi të merrte garancitë e nevojshme nga autoritetet vendore për t’ua caktuar finalen. 

“Stadio Olimpico” në Romë ishte paraqitur si një zëvendësues i mundshëm, por UEFA konfirmoi sot se ishte tërhequr. 

Në vend të kësaj, finalja e Ligës së Kampionëve e vitit 2027 do të jetë ose në “Wanda Metropolitano” në Madrid ose në stadiumin olimpik të Baku në Azerbajxhan. 

Mikpritësi do të konfirmohet deri në maj 2025.