Zyrtare: Djali i Diego Maradonas bëhet trajner i skuadrës spanjolle

Diego Maradona Junior është emëruar zyrtarisht trajner i ri i UD Ibarra.

Ibarra është një ekip spanjoll në divizionin e pestë të Ishujve Kanarie. Ata aktualisht janë në pozitën e 14-të në Grupin 12 të Tercera Federacion.

Prandaj, menaxhmenti ka vendosur të bëjë një ndryshim të madh në stol duke shkarkuar Francis Diaz të hënën.

Njoftimi për emërimin e djalit të Diego Maradonës, është bërë në rrjetet sociale të klubit.

“Ibarra ka kënaqësinë të prezantojë Diego Armando Maradona Jr i cili do të jetë drejtuesi i stafit teknik të ekipit të parë”.

“Pasi trajneri i disa klubeve të Eccellenza Campania (liga rajonale e rajonit jugor të Campania), si Napoli United, Pompei FC dhe Montecalcio, trajneri italo-argjentinas ka nënshkruar me klubin për sezonin 2024-2025”. /Telegrafi/