Hoxhaj: Marrëveshja e Ohrit shtyu Slovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë, kaq për politikën e jashtme të Kurtit

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit shtyu Slovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë. 

Derisa përmendi marrëveshjen e vitit 2013 dhe Marrëveshjen e Washingtonit, si të suksesshme, ai përmendi Marrëveshjen e Ohrit - si të pasuksesshme dhe të vetme në politikën e jashtme të qeverisjes së Albin Kurtit.

"Marrëveshja e 2013-ës i hapi rrugë disa njohjeve nga Egjipti deri në Singapor, Pakistan dhe shumë vende të tjera! Marrëveshja e Washingtonit solli njohjen e Israelit, e Marrëveshja e Ohrit shtyu Slovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë dhe ta mbulojë Kosovën nga Beogradi. Kaq për politikën e jashtme të Albin Kurtit!", ka shkruar Hoxhaj.