Osmani: Kur plagët ishin të freskëta, USAID-i ishte dora që na u zgjat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar USAID-in, në 25-vjetorin e themelimit në Kosovë.

Pas luftës gjenocidale të Millosheviqit, Osmani kujton se dora që iu zgjat popullit të Kosovës, ishte pikërisht dora amerikane.

“Njëzet e pesë vjet më parë, pas luftës gjenocidale të Millosheviçit, kur plagët ishin të freskëta dhe ëndrrat u shkatërruan, një dorë na u zgjat. Ishte dora e miqësisë, dora e partneritetit - dora e popullit amerikan. Sot, ne shohim trashëgiminë e partneritetit tonë me USAID-in në çdo cep të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në platformen “X”.

Osmani bashkëngjiti në postim edhe mesazhin e saj në gjuhën angleze.