Opozita thërret për nesër seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka bërë të ditur se kanë thirr për nesër seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Gashi njoftoi se seanca me 43 nënshkrime të deputetëve është thirru për të adresuar skandalet në KEK, transmeton Zeri.info.

“Të nderuar/a,Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, ka shkruar Gashi. /Zëri