Prokurorja e Speciales me zëvendësin e saj do të vizitojnë Kosovën

Prokurorja e Specializuar Kimberly West dhe Zëvendës-Prokurori i Specializuar Ward Ferdinandusse do të vizitojnë Kosovën.

Në njoftim nga Gjykata Speciale, thuhet se Prokurorja e Specializuar dhe zëvendësi i saj do të takojnë gjatë vizitës së tyre, ndër të tjerë, drejtuesit e organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së.

West, një ish-prokurore amerikane me përvojë si në hetime politike të nivelit të lartë ashtu edhe në hetime ndërkombëtare për krime, pasoi Jack Smith në postin e Prokurorit të Specializuar në tetor 2023.

Ferdinandusse, një ish-prokuror holandez, udhëhoqi ndjekjen penale nga Holanda të çështjes së rrëzimit të aeroplanit të linjës ajrore malajziane MH-17 mbi Ukrainë nga separatistët rusë dhe ukrainas në vitin 2014.

West është Prokurorja e tretë e Specializuar, pas Smith i cili shërbeu si Prokuror i Specializuar në periudhën 2018-2022, dhe David Schëendiman, i cili shërbeu në periudhën 2016-2018. /Zëri