Shahini: Vetëm 27% e qytetarëve të Shqipërisë kanë vizituar Kosovën, të paktën një herë

Kosova dhe Shqipëria kanë një dallim të madh kur bëhet fjalë për turizmin, pasi vetëm 27% e qytetarëve kanë qenë të paktën një herë në Kosovë, ndërsa numri i kosovarëve është trefish më i madh.

Këto statistika i ka bërë të ditur kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, në emisionin “Alert” në Radio Prishtina.

Shahini përmendi ndërtimin e “Autostradën e Kombit”, si të arrituren më të madhe pas pavarësisë së Kosovës, ndërsa tha se kjo ka ndihmuar shumë në shkëmbime tregtare dhe turizmit mes dy vendeve.

“E arritura më e madhe pas pavarësisë së Kosovës, është investimi në autostradën e Kombit, kjo ka lehtësuar rritjen e shkëmbimeve tregrtaree por edhe lëvizjen e qytetarëve”

“Sipas disa analizave që ne i kemi bërë në Kosovë rreht 67% të qytetarëve të Kosovës, kanë qenë së paku një herë në Shqipëri, ndërsa sipas të njejtave analizave diku rreth 28% të qytetarëve të Shqipërisë kanë qenë të paktën një herë në Kosovë, ose kanë kaluar transit”, tha Shahini në “Alert”

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë: