Vdes një shtetas i huaj në Prizren, Policia nis hetimet

Një shtetas i huaj është dërguar të martën pa shenja jete në spitalin e Prizrenit.

Policia ka bërë të ditur se për këtë rast janë intervistuar tre dëshmitarë, transmeton Zeri.info

“Viktima mashkull shtetas i huaj ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Zëri