Osmani takon diplomatin amerikan Wood, flasin për sukseset e Kosovës dhe rëndësinë e paqes dhe sigurisë

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara.

Në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Osmani u shpreh se janë takuar në selinë e Misionit të Përhershëm të ShBA-së në Kombe të Bashkuara.

” Në takim me Ambasadorin Robert Wood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”, ka thënë Osmani.