Avokati i Thaçit pyet Fadil Gecin: A është e saktë që Gani Geci është përpjekur ta vrasë Rexhep Selimin?

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Geci, deklaroi se vëllai i tij, Ganiu, ka mbajtur burg për rastet që, siç pretendoi, i janë improvizuar dhe është vetëmbrojtur.

Gjatë kundërpyetjeve të avokatit të Hashim Thaçit, Luko Mishetiq, dëshmitari Fadil Geci u pyet se “a ka qenë e saktë që Gani Geci ishte përpjekur ta vrasë Rexhep Selimin”.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Geci, deklaroi se vëllai i tij, Ganiu, ka mbajtur burg për rastet që, siç pretendoi, i janë improvizuar dhe është vetëmbrojtur. Gjatë kundërpyetjeve të avokatit të Hashim Thaçit, Luko Mishetiq, dëshmitari Fadil Geci u pyet se “a ka qenë e saktë që Gani Geci ishte përpjekur ta vrasë Rexhep Selimin”.

Dëshmitari i Prokurorisë po vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara në Hagë, në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Mishetiq: A është e saktë dëshmitar që Gani Geci është përpjekur që të vrasë Rexhep Selimin?

Geci: Nuk besoj që është e vërtetë, pyetne Ganiun kur të vjen.

Mishetiq: Megjithatë, zotëri Selimi pati diskutim që mendon që kështu ka qenë dhe përsëri për t’iu kthyer aspektit që po iu pyesja përpara, marrëdhënia ndërmjet zotëri Selimi dhe familjes tuaj nuk ka qenë një marrëdhënie e mirë për një periudhë të gjatë kohe. A është e saktë kjo dëshmitar”, tha Mishetiqi.

Dëshmitari i prokurorisë gjatë kundërpyetjeve të Mishetiqit tha se Rexhep Selimi është dashur të kërkojë falje për komunikatën 59-të dhe se në këtë mënyrë i “kishte bërë nder UÇK-së, e shqiptarisë e jo të skuqë familjen”.