Gruaja në Durrës tenton t’ia vërë flakën vetes me benzinë [video]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme para Bashkisë së Durrësit, ku një grua e moshuar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.

Fatmirësisht kalimtarët e rastit dhe policët bashkiakë që ndodheshin në sheshin “Liria” kanë ndërhyrë menjëherë dhe e kanë ndihmuar të moshuarën të largojë rrobat e djegura nga trupi, duke pësuar djegie vetëm në këmbë.

Gruaja e moshuar, e cila ishte ende e tronditur dhe me zërin që i dridhej, nuk arriti dot të shpjegonte qartësisht arsyet që e shtynë drejt këtij akti ekstrem, por tha se gjithçka e bëri prej problemeve ekonomike dhe se fëmijët e kishin braktisur.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Durres Lajm (@durreslajm.al)