Para zyrtarëve të KiE-së, Kurti përmend vendimin për Manastirin e Deçanit

Kreu i Qeverisë Albin Kurti mëngjesin e së martës fjalimin e tij në ceremoninë e projektit “Nxitja e kohezionit shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave”, organizuar nga Këshilli i Evropës, e filloi me Thomas Edisonin.

“Sot në mëngjes e mësova se 22 tetori është data kur në vitin 1879 Thomas Edison e testoi me sukses llambën e parë praktike elektrike. Pra sot është një ditë e përshtatshme për të nisur çdo projekt i cili synon të ketë efekt të gjëra pozitive siç është ky sot i cili e nxit kohezionin shoqëror duke përforcuar të drejtat e pakicave dhe gjuhët e pakicave. Kam lexuar pak për Edisonin dhe mendoj se është një metaforë veçanërisht e mirë për atë që po e nisin tani. Projekti i cili po na bashkon sot duke përforcuar të drejtat në gjuhët e pakicave duke u përshtat me mjedisin që e kemi krijuar dhe do ta ketë ndikim për shkak të sistemeve për të cilët kemi punuar e përmirësuar gjatë kohës sa jemi në qeverisje”, ka thënë Kurti.

Duke renditur arritjet e Qeverisë në zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Evropës, ai para zyrtarëve të lartë të këtij institucioni që ishin të pranishëm përmendin edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese për Manastirin e Deçanit.

“Ne kemi qenë në gjendje të demonstrojmë përparim domethënës që nga opinioni i pestë i Këshillit të Evropës. Me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese për Manastirin e Deçanit, me krijimin e një grupi dinamik për raportimin e martesave të hershme…më tej me rritjen e mbështetjes sonë për qendrat mësimore, me përmirësimin tonë të teksteve shkollore”, ka thënë Kurti, i cili ka vazhduar t’i përmendë edhe disa arritje të tjera që sipas tij janë pjesë e rekomandimeve të KE-së.

“…me verifikimin e diplomave nga Universiteti i Mitrovicë së Veriut dhe nga shkollat e mesme që marrin diploma në gjuhën serbe. Jemi angazhuar që regjistrimi të jetë sa më gjithëpërfshirës, duke punësuar pjesëtarë të komuniteteve për regjistrimin e tyre”.