Kurti për progresin në bisedime: Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova e Serbia tashmë kanë marrëveshje të arritur, jo vetëm dialog.

Kreu i Qeverisë ishte i shkurtër në pyetjen e gazetarëve për progresin në këtë proces.

“Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog”, tha ai.

Të enjten në Bruksel do të ketë takim në nivelin e kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi dhe ende nuk dihet nëse të njëjtët do të kenë një takim trepalësh.

Takimi i fundit në mes kryenegaciatorëve të Kosovës dhe Serbisë u mbajt më 17 shtator. Bislimi dhe Petkoviqi nuk patën takim trepalësh, por vetëm të ndarë me emisarin Lajçak.

Para takimit në Bruksel, emisari Miroslav Lajçak ka thënë se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. /EO