Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën

Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker, tha se për të hyrë Serbia në BE duhet të njohë Kosovën.

Ai e cilëson Procesin e Berlinit një sukses të madh, teksa falënderon Kosovën që zhbllokoi Marrëveshjen e CEFTA-s.

Sa i përket dialogut, Hackeri vlerëson se duhet një qasje e re dhe se Lajçaku nuk ka qenë i drejtë. Sipas tij, masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të hiqen menjëherë.

Ai në një intervistë për A2 CNN ka kritikuar veprimet jodemokratike e të dëmshme të Serbisë.