Aksident me fatalitet në Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Gjilan.

Policia, përmes raportit 24-orësh, ka dhënë detaje për këtë aksident, ku ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë një person ka vdekur, transmeton Zeri.info.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri