Kolonat në Prishtinë, Rama me këshilla të pazakonta: Dilni nga vetura, dëgjoni muzikë ose lexoni diçka
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një intervistë në emisionin “Canapé” ka trajtuar sfidat e vazhdueshme të bllokimit të trafikut në qytet, duke sugjeruar disa “këshilla” të pazakonta.
Rama sugjeroi që në rast të trafikut shoferët mund të mendojnë të dalin nga automjetet e tyre për të dëgjuar muzikë ose lexuar libra.
“Kur ka kolona të gjata dhe ndiheni të bllokuar, nëse situata e lejon, mund të dilni nga vetura. Po ashtu dëgjoni muzikë, lexoni diçka”, u shpreh Rama.