Mot me diell, mëngjesi me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit.