Prokurori Kryeziu flet për aksidentin me vdekje: Janë dy viktima, dyshohet se njëri ishte shofer e tjetri pasagjer

Dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes në aksidentin e ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit.

Të lënduar janë edhe dy persona tjerë jashtë rrezikut për jetë, ka hënë Petrit Kryeziu, ushtrues i detyrës së kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Prokurori Kryeziu tha se viktimat dyshohet se kanë qenë në të njejtën veturë, ndërsa në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Konfirmoj që janë dy viktima, të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe janë dy të tjerë me lëndime jashtë rrezikut për jetë. Në aksident janë të përfshira tri automjete, dy vetura dhe një kamion”, tha Kryeziu.

Prokurori Kryeziu tha se viktimat dyshohet se kanë qenë njëri shofer dhe tjetri pasagjer, “të dy nga e njëjta veturë”. /express