Arrestimi i Metës, reagon ish-ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin: Nuk ka të paprekshëm

Ish-ambasadorja e BE në Shqipëri Romana Vlahutin ka bërë një reagim pas arrestimit të Ilir Metës ndërsa shkruan se nuk ka të paprekshëm.

“Reforma e drejtësisë në të gjithë forcën e saj. Nuk ka të paprekshëm. Ky është edhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregullin, mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por në fund shërbehet”, shkruan Vlahutin.