Qeveria emëron komisione për vlerësimin e kandidatëve për dy pozita të larta drejtuese

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, gjatë së cilës ka emëruar Komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim në dy pozita të larta drejtuese.

Këto pozita përfshijnë drejtorin e përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe drejtorin ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka emëruar komisionin Ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor i përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe komisionin Ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil”, thuhet në njoftim.

Emërimi i këtyre komisioneve është një hap i rëndësishëm drejt plotësimit të pozita kyçe për menaxhimin dhe zhvillimin e institucioneve të rëndësishme në vend.