Momenti i arrestimit të Ilir Metës [video]
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua mesditën e kësaj të hëne në afërsi të Casa Italia në Tiranë.
Një video e siguruar nga Top Channel shihet momenti i arrestimit të kreut të PL-së, automjeti i të cilit është rrethuar nga agjentët e BKH-së.
Gjatë ndalimit, shoferi i bëri rezistencë, teksa ish-presidenti u shoqërua drejt makinës.
Meta u arrestua me urdhër të SPAK-ut, ndërsa ende nuk ka një njoftim nga SPAK-u për akuzën zyrtare të ngritur ndaj Metës. Për arrestimin e tij kanë reaguar kryetari i PD-së Sali Berisha dhe Tedi Blushi. Ky i fundit e quajti arrestimin e Metës si akt kriminal.