Shtetasja e Shqipërisë rreh kosovaren në Obiliq, e bën për spital

Një shtetase e Shqipërisë dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar shtetasen e Kosovës në Obiliq.

Si pasojë, kosovarja ka pranuar trajtim mjekësor.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarën femër shtetase e Shqipërisë, ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.