Për ambasadorin Rohde, Kosova përfundimisht vend fantastik për ecje

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se Kosova është një vend fantastik për ecje.

Në një video të publikuar në rrjetin social “X”, ambasadori tregon se ka arritur në majën e Rakovicës afër Istogut, bashkë me 60 alpinistë.

“Përfundim: Kosova është një vend fantastik për ecje! Në ecjen time të tretë, arrita në majën e Rovicës afër Istogut, duke shijuar udhëtimin me mbi 60 kolegë alpinistë. Një ditë e mrekullueshme e kaluar në natyrë me biseda të mrekullueshme dhe momente të përbashkëta”, shkroi Rohde.