Kurti publikon marrëveshjet e nënshkruara: Kosova, anëtare proaktive në Procesin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, të hënën e kaluar.

Në një postim në “X”, shefi i Qeverisë thotë se Procesi i Berlinit për një dekadë ka afruar rajonin tonë dhe ka çuar Kosovën përpara drejt integrimit në BE.

“Kosova ka qenë dhe do të jetë një anëtare proaktive dhe standarde në Procesin e Berlinit, duke avokuar për përparim më të madh me rregullat dhe vlerat e BE-së në thelb të tij”, ka shkruar Kurti.

Marrëveshjet e nënshkruara janë:

• Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor

• Deklarata e Gjashtë Liderëve të Ballkanit Perëndimor për tregun e përbashkët rajonal 2025-2028 dhe planin e veprimit të tregut të përbashkët rajonal 2025-2028

• Deklarata për Rikonfirmimin e Marrëdhënieve të Mirë Fqinjësisë dhe Bashkëpunimit Rajonal

• Deklarata mbi Standardet Rajonale të Ekzaminimit të IHD-ve të Ballkanit Perëndimor 

• Deklarata mbi Qasjen dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit. /Zëri