Osmani dhe kongresisti Torres flasin për zhvillimet në Kosovë e rajon

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA është takuar me kongresistin Ritchie Torres, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

“Në New York kishim një diskutim përmbajtjesor me kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon. Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara. Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance”, shkroi Osmani në profilin saj zyrtar në rrjetin social Facebook. /Zëri