Ministri bullgar sot në Kosovë, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëprodhim në kinematografi
Ministri i Kulturës i Bullgarisë, Nayden Todorov, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Në kuadër të kësaj vizite, e cila realizohet sot, ministri i Kulturës në Qeverinë e Kosovës Hajrulla Çeku do të takojë homologun e tij, me ç’rast do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëprodhimit në kinematografi Kosovë - Bullgari.
Sipas njoftimit të Ministrisë, ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke nisur nga ora 12:15.