Man City në “frymën e fundit” rrëmben pikët e plota në udhëtim ndaj Wolvesit
Manchester City ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Wolves në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit anglez.
Vendasit arritën që të kalojnë në avantazh që në minutat e para të këtij takimi, duke shënuar për 1-0 me anë të Jorge Strand Larsen.
Mysafirët reaguan në minutën e 38-të duke barazuar rezultatin në 1-1 falë një super goli të shënuar nga Josko Gvardiol.
Në pjesën e dytë Guardiola u mundua që të freskojë ekipin duke bërë disa zëvendësime të cilat në dolën të ishin të suksesshme pasi ata fituan pikët e plota.
Po luhej aksioni i fundit i ndeshjes kur John Stones arriti të shënojë me kokë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-1.
Pas javës së nëntë City shkon në kuotën e 20 pikëve dhe merr përkohësisht pozitën e parë në tabelë, të paktën deri pas përfundimit të takimit Liverpool-Chelsea.
‘Qytetarët’ tani do të kenë punë me Sparta Prahën në Ligën e Kampionëve, para se të rikthehen në Ligën Premier me duelin ndaj Southamptonit.