Rrahmani triumfon ndaj Ismajlit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka fituar përballjen me Ardian Ismajlin, që ishte kapiten i Shqipërisë në ndeshjen e fundit.

Të dielën, Napoli fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Empolit, në kuadër të xhiros së tetë të Serie A.

Rrahmani kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Napoli. Ardian Ismajli kompletoi ndeshjen tek Empoli.

Napoli është lider në Serie A të Italisë me 19 pikë, derisa Empoli renditet në mesin e tabelës me 10 pikë.

Golin e fitores për Napolin e shënoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 63-të. Ai realizoi nga pika e bardhë.