Varrezat e anijeve: Një lagje e pazakontë e qytetit ku pluskojnë pjesët e anijeve nga Lufta e Dytë Botërore
“Bisha” metalike prej 1.140 tonësh u ndërtua në vitin 1917 dhe pas 60 vjetësh shërbimi besnik, Ayrfield u dërgua në gjirin Homebush për të “pushuar”…
Gjiri Homebush në Sydney është një nga atraksionet e pazakonta australiane që dëshmon kohët e stuhishme të Luftës së Dytë Botërore, për të cilat shumë kanë dëgjuar, por pakkush e ka parë drejtpërdrejt.
Varrezat e pazakonta të anijeve luftarake të fundosura dominohen nga rrënojat e anijes me avull Ayrfield, e cila u përdor për të furnizuar trupat amerikane në Paqësor – dhe më vonë si një anije transporti të qymyrit nga Newcastle në Sydney.
“Bisha” metalike prej 1.140 tonësh u ndërtua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1917, transmeton telegrafi.
Pas 60 vjetësh shërbimi besnik, Ayrfield u dërgua në Gjirin Houmbush, ku në brendësi të tij rritet ndryshku, por edhe gjelbërimi i mangrove, duke krijuar një skenë joreale, si një lloj pylli pluskues.
Në shëtitjen nga Wentworth Point në Parkun Olimpik në Sidnej, mund të shihni edhe katër rrënoja të tjera që kalben ngadalë – HMAS Karangi, Heroic, Mortlake Bank dhe një pa emër.
Nga një qendër industriale periferike e dikurshme, Gjiri i Houmbush ka pësuar një transformim nga një pjesë e braktisur dhe e ndotur nga mbeturinat e qytetit në një lagje të rigjallëruar rezidenciale dhe tregtare.
Rrënojat ende shërbejnë si një kujtesë e jetës së kaluar të gjirit si një port tregtar i lulëzuar që ngadalë kalbet dhe kalbet në ujërat e pamëshirshme.