Louis Walsh i mërzitur, refuzon të komentojë vdekjen e tmerrshme të Payne

Louis Walsh e ka përshkruar vdekjen e ish-këngëtarit të “One Direction”, Liam Payne si “të tmerrshme”.

Walsh ishte në panelin e gjykimit të X Factor kur Payne bëri audicionin për shfaqjen në 2008.

Ndonëse nuk ia doli me shfaqjet live, adoleshenti i atëhershëm u kthye në vitin 2010 dhe u bë pjesë e “One Direction”, shkruan SkyNews.

Walsh i tha Irish Mirror: “Jo, nuk po them asgjë. Është e tmerrshme.”

Një tjetër ish-gjyqtare e X Factor, Sharon Osbourne, bëri homazhe për Payne gjithashtu, duke komentuar mungesën e mbështetjes për yjet e rinj.

Simon Cowell, i cili nënshkroi “One Direction” me labelin e tij pas kohës së tyre në shfaqje, tha se ishte “i shkatërruar” dhe “zemërthyer” në një deklaratë të shpërndarë në Instagram.

Liam Payne u gjet i vdekur, pasi ra nga ballkoni i dhomës së hotelit në katin e tretë në Buenos Aires. /telegrafi