Formacionet zyrtare: Dukagjini - Llapi dhe Ballkani - Suhareka

Janë publikuar formacionet zyrtare të dy ndeshjeve të Superligës, në kuadër të xhiros së nëntë.

Dukagjini dhe Llapi përballen në stadiumin “18 qershori”.

Në këtë sfidë takohen dy skuadra me objektiva krejtësisht të kundërt, me vendasit që kërkojnë t’i shmangen rënies dhe mysafirët që luftojnë për titullin.

Dukagjini ka katër humbje radhazi dhe ndaj Llapit kërkon këndelljen për tu rikthyer te rezultatet pozitive.

Në anën tjetër Llapi në katër sfidat e fundit ka arkëtuar 10 pikë dhe kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Tanimë dy trajnerët, Ismet Munishi dhe Tahir Batatina kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel që fillon nga ora 13:00.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Muhaxhiri, Pllana, Basri, Syla, Sinani, Elezaj, Xhemajli, Pefqeli, Emini, Hugo, Mërlaku.

Llapi: Laroshi, Emini, Namani, Rama, Blakcorri, Ahmeti, Musolli, Baftiu, Gashijan, Veliu, Januzi.

Në anën tjetër Ballkani e pret Suharekën në derbin lokal.

Kampionët në fuqi janë në vendin e tretë m 14 pikë, kurse Suhareka renditet e gjashta me 13 sosh.

Formacionet zyrtare: