Gjendet i shtrirë në rrugë pa shenja jete një person në Gjilan, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Gjilan.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën në Gjilan, raporton Zeri.info.

“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri