Fitore drithëruese e Juventusit në shtëpi përballë Lazios
Juventusi ka fituar 1-0 përballë Lazios në kuadër të javës së tetë në Serie A.
Ishte një fat i hidhur për mysafirët, pasi Alessio Romagnoli u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 24-të, duke e lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë në fushë.
Zonja e Vjetër kishte epërsinë numerike, por që shumicën e ndeshjes nuk arriti ta thyente mbrojtjen mysafire.
Juventusi tentoi me të gjitha forcat që të kalonte në epërsi, dhe këtë ia doli vetëm në minutat e fundit të takimit.
Kjo epërsi e Bianconerëve erdhi falë një gabimi nga portieri i Lazios, Mario Gila – që realizoi auto-gol në minutën e 85-të.
Pas javës së tetë, Juventusi është lider me 16 pikë, ndërsa në xhiron e nëntë zhvillon derbin ndaj Interit. /telegrafi