Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë të një veture në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 16.10.2024 rreth orës 18:45 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën " Josip Rela" në Ferizaj ka ndodhur një rast i vjedhjes së rëndë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se policët e rendit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se persona të panjohur kishin vjedhur nga garazha e një shtëpie një veturë BMË X6 dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

“Hetuesit rajonal nën aturizim të prokurorit të shtetit kanë nisur hetimet dha pas një pune intenzive në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, fillimisht kanë identifikuar një person, i cili me makinën e tij e sjell një personin tjetër deri te shtëpia e viktimës dhe arrin të vjedhë veturën dhe të largohet në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq tutje thuhet se me 17.10.2024 është arrestuar i dyshuari i parë M.H i moshës 51 vjeçar, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Ndërsa, në vazhdën e hetimeve, nga hetuesit rajonal është identifikuar edhe i dyshuari kryesor, i cili kishte arritur që përmes vendosjes së një palë targave të huaja të kalon territorin e Kosovës dhe të largohet në shtetin e Serbisë.
 

Ndryshe Policia ka arritur të arrestojë edhe të dyshuarin F.D i moshës 27 vjeçar, i cili me datën 19.10.2024 është dorëzuar në pikën kufitare me Serbinë, ndërsa ka dorëzuar edhe veturën BMË X6 tek hetuesit rajonal.

“Nën përcjellje të policisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar përkohësisht vetura, deri sa të përfundojnë procedurat e kthimit te pronari i saj. Rasti është cilësuar " Vjedhje e rëndë", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri