Tabela pas ndeshjeve të sotme në Superligë, Prishtina ngjitet lart
Skuadra e Prishtinës ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj liderit të tabelës, Malishevës, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën, në stadiumin “Liman Gegaj”, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.
Kryeqytetasit fituan me rezultat 3:1, duke u ngjitur tashmë në pozitën e dytë, me 16 pikë, derisa Malisheva ka një pikë më shumë në pozitën e parë.
Ndërkohë, skuadra e Feronikelit 74 ka arritur barazimin e dytë këtë edicion, duke e mbyllur ndeshjen me Dritën pa gola.
Drita tani është e pesta me 14 pikë, kurse Feronikeli 74 e arriti vetëm pikën e dytë kampionale.
Tabela pas këtyre ndeshjeve: