Joseph: Loja mbaron nëse Kosova anëtarësohet në NATO, Serbisë s’do t’i vlenin më strategjitë

Profesori amerikan, Edward Joseph duke folur në Pearson Institute ka thënë se loja përfundon nëse sigurohet rruga pëer anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Nga atje, Joseph citohet të ketë thënë se sapo të sigurohet heqja e bllokadës, Serbia nuk do të ketë mundësi të bllokojë dhe kështu do të jetë lojë e humbur.

“Hapja e rrugës për anëtarësim në NATO për Kosovën. Në momentin që rruga sigurohet dhe hiqet veto dhe bllokada, pastaj është lojë e humbur. Serbia s’ka mundësi të bllokojë. Dhe mundësia që Rusia dhe Kina të bllokojnë Kosovën në Kombe të Bashkuara është në thelb e pakuptimtë. Sepse anëtarësimi në NATO është shumë më shumë e rëndësishme për Kosovën, siç e dëgjuat edhe nga z. Haradinaj” – ka deklaruar ai.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të mbyllte problemin mes Kosovës dhe Serbisë, pasiqë strategjia e kësaj të fundit, nuk do të vlente më.