Prishtina e mposht Malishevën, Drita ndalet nga Feronikeli 74
Prishtina ka shënuar një fitore të madhe sot.
Kryeqytetasit triumfuan 1:3 në udhëtim ndaj lideres, Malishevës, në kuadër të Superligës.
Drilon Hazrollaj kaloi vendasit në epërsi në minutën e tretë, por Prishtina arriti të bënte rikthimin e madh.
Sunday Akinbule barazoi shifrat vetëm tre minuta më pas.
Krejt në fundin e pjesës së parë, Gallapeni përmbysi rezultatin dhe kaloi Prishtinën në avantazh.
E për 1:3 u përkujdes Leonat Vitija në minutën e 76-të.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Malisheva që prin përkohësisht.
E befasi ndodhi në Drenas, atje ku Feronikeli 74 arriti ta ndalë Dritën.
Dueli i zhvilluar në “Rexhep Rexhepi” u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.
Drita pas shtatë ndeshjeve ka 14 pikë në vendin e katërt, tri më pak se liderja, Malisheva.
Në anën tjetër, për Feronikelin 74 kjo ishte vetëm pika e dytë e kampionatit.