Man City interesohet për Florian Wirtz

Manchester City po tregojnë interes të madh për mesfushorin sulmues të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, sipas Sky në Gjermani.

Thuhet se City është klubi që po bën përpjekjet më të mëdha për të nënshkruar me 21-vjeçarin.

Megjithatë, City nuk janë të vetmit në Premier League që po synojnë të marrin Wirtz, pasi edhe Arsenal, Liverpool dhe Manchester United janë të interesuar.

Skuadra e Pep Guardiolës gjithashtu përballet me konkurrencë nga Bayern Munich për të nënshkruar me futbollistin gjerman.