Formacionet zyrtare: Malisheva - Prishtina dhe Feronikeli ’74 - Drita
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjeve të Superligës, për xhiron e nëntë.
Malisheva dhe Prishtina do të luajnë sot (e shtunë) me fillim nga ora 13:00.
Vendasit hyjnë në këtë takim pas fitores me rezultat 3-1 ndaj Suharekës në udhëtim, teksa mysafirët pas triumfit me rezultat 2-0 ndaj Feronikelit ’74 në Drenas.
Për Malishevën tri pikët janë jetike pasi vetëm kështu mund ta ruajnë pozitën si lider në tabelë, teksa Prishtina me një fitore eventuale do të rrëmbente përkohësisht pozitën e tretë.
Të dy trajnerët kanë vendosur që të futen në fushë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Abdullahu, Veliu, Xhaka, Prekazi, Pira, Limaj, Ndjigi II, Brruti, Hazrollaj, Xhylani, Bunjaku.
Prishtina: Nika, Vitija, Islami, Salihu, Llugiqi, Krasniqi, Gallapeni, Ajdini, Bytyqi, Raçi, Akinbule.
Feronikeli ’74 do të jetë nikoqir i Dritës. Vendasit që po kalojnë në një seri katastrofale të rezultateve, do të kërkojnë fitoren e parë në këtë sezon të ri të garave.
Drita në anën tjetër do të synojë që të rikthehet tek rezultatet pozitive pas barazimit në derbin lokal ndaj Gjilanit.
Me një fitore të mundshme Drita do të vazhdonte presionin tek ekipet e para në tabelë, teksa për vendasit triumfi do të ishte një motiv shtesë për vazhdimësi të sezonit
Formacionet zyrtare:
Feronikeli ’74: Borsellini, Semeniv, Bruqi, Jank, Musa, Morina, Shabani, Hyseni, Zumberi, Sahiti, Ioanndis.
Drita: Pas pak…