Rrihen mes vete babë e bir në Malishevë, arrestohen

Babë e bir janë rrahur mbrëmë në Malishevë pas një mosmarrëveshje.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e kësaj të dy kanë pësuar lëndime, ndërsa pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Malishevë 18.10.2024-19:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e kësaj kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri