Gjakovë: Burri bashkë me prindërit e tij, rrahin nusen e cila bëhet për spital

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë.

Policia ka iniciuar rast në të cilinë janë përfshirë viktima dhe tre të dyshuarit që ishin burri dhe vjehrrit e saj.

Policia ka njoftuar se tre të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor është kthyer tek familja e prindërve të saj, transmeton Zeri.info.

“Është iniciuar rasti në të cilën janë përfshirë viktima femër kosovare dhe tre të dyshuar (burri dhe vjehrritë). Tre të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa viktima pasi ka pranuar tretman mjekësor është kthyer tek familja e prindërve saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit-bashkëshorti dhe vjehrri janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara-vjehrra e viktimës është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri