Theren me thikë dy të mitur në Fier, në pranga bien dy persona

Janë arrestuar dy meshkuj në Fier, të cilët dyshohen se kanë therur me thikë dy të mitur.

Mjeti prerës është sekuestruar nga Policia e Shtetit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasit K. A., 21 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Divjakë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi këta 3 shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të mitur. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.