Specialja ua vazhdon edhe nga dy muaj paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj të tjerë për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët akuzohen për krime lufte.

Sipas njoftimit vendimet e ndara për Thaçin dhe Veselin janë marrë më 14 tetor 2024 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.