Osmani në SHBA, diskutoi në Institutin Ndërkombëtar Republikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebok ka bërë të ditur se mes tjerash u diskutua edhe rreth bashkëpunimit në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës, rsporton Zeri.info.

“Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës.

Falenderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik”,ka shkruar Osmani. /Zëri