Deco beson se Lamine Yamal do të qëndrojë te Barcelona për një kohë të gjatë

Drejtori i Barçës, Deco, ka folur për të ardhmen e sulmuesit të ri, Lamine Yamal.

Deco beson se talenti spanjoll do të qëndrojë te Barcelona për një kohë të gjatë.

“Patjetër që Lamine mund të jetë fytyra kryesore dhe referencë për këtë klub për disa vite”, tha Deco për “Rac1”, transmeton “Zëri”.

“Unë nuk do ta krahasoj atë me Messin apo të tjerët… na pëlqen të kemi Laminen në klubin tonë, të kujdesemi për të dhe ta vlerësojmë atë”.

Sulmuesi 17-vjeçar aktualisht ka kontratë të vlefshme me blaugranët deri më 30 qershor të vitit 2026. /Zëri