Osmani përsëri në Amerikë, folëse në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave në Washington

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Washington.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave, ku do të jetë edhe folëse kryesore.

Kjo ngjarje organizohet nga “Johns Hopkins” SAIS, të cilët edhe kanë njoftuar lidhur me eventin.

“Kemi nderin të mirëpresim dr. Vjosa Osmani-Sadriun si folëse kryesore në Samitin Ndërkombëtar të Lidershipit të Grave. Si Presidente e Republikës së Kosovës, ajo do të sjellë përvojë të paçmuar në këtë samit”, theksohet në njoftim.