Vrasje në tentativë në Pejë, i dyshuari në kërkim policor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një vrasje në tentativë në Pejë.

Rasti ka ndodhur të enjten, në orën 01:22, ku një person ka raportuar se është shtënë me revole në drejtim të tij, por se nuk e kanë qëlluar.

“Është raportuar se ndaj viktimës mashkull kosovar i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me revole në drejtim të tij, por nuk e ka qëlluar”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar.